Shoferi i autobusit rrezikon jetën e udhëtarëve nga Velipoja, duke përdorur telefonin

Nuk janë të rralla videot kur shfaqen në opinon derisa shihen shoferër duke përdorur telefonin gjatë vozitjes.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe me një nga shoferët e kompanisë turistike (e njohur për redaksinë) i cili ka përdorur telefonin derisa po drejtonte autobusin me udhëtarë nga Velipoja për në Prizren.

02 Press ka siguruar edhe një video nga një prej ushëtarëve, i cili ka rrëfyer në kushte anonimiteti se shoferi po thuajse gjatë gjithë kohës ka mbajtue telefonin në duar.

Për veprimet e shoferit, ky udhëtar (emër i njohur për redaksinë) pohon se janë frikësuar tej mase.

Në mesin e udhëtarëve, pohohet të ketë pasur edhe fëmijë të vegjël.

Lexo edhe:  Tragjike: 19-vjeçarja dërgohet e vdekur në spitalin e Mitrovicës, ishte në depresion nga kërcënimet e të fejuarit