Shkurte Fejza shpërblehet me çmimin “Këngëtarja më e mirë shqiptare” në Turqi
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shkurte Fejza është shpërblyer me çmimin “Këngëtarja më e mirë shqiptare në Turqi”.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale.
Ajo falënderoi shqiptarët që jetojnë në Turqi për votat që ia dhanë.
“Çmimi – Këngëtarja më e mirë shqiptare -në Turqi 2024. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë ju shqiptarët që jetoni në Turqi që më votuat për këngëtare të vitit, ju që lindet e u rritet larg vendit të baballarëve dhe gjyshërve tuaj. Ju që gjuhën shqipe e mësuat nga ninullat e nënave tuaja dhe e ruajtët këtë gjuhë të bekuar përmes këngëve tona. Faleminderit edhe juve që edhe kur nuk e dini gjuhën shqipe por këngët e mia këndoni bashkë me mua siç ishte rasti mbrëmë. Me miliona keni votuar për mua dhe me miliona herë ju përshëndes dhe ju falënderoj”, ka shkruar artistja, njofton Klankosova.tv.