Shkurte Fejza flet përpara performancën në “Air Albania”: Do të këndojmë për fitore

Atmosfera në stadiumin “Air Albania” për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë pritet të jetë tepër emocionuese dhe elektrizuese.

Ikona e muzikës shqiptare, Shkurte Fejza do të këndojë këngën më të famshme të tifozëve kuqezi në stadiumin “Air Albania”, “Mora fjalë”, kushtuar komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit.

Fejza ka dhënë një intervistë ekskluzive për lajmin.net para performancës së saj.

Ajo ka theksuar se do të këndoj për fitore.

“Po ju lajmërohem nga Tirana e bukur. Faleminderit “Kuqezinjve” për mbështetjen dhe vlerësimin e këngës sime. Falënderojë federatën që më ofroi të këndojë këngën “Mora fjalë” në “Air Albani”. Do të këndojmë për fitore. Urojmë që Shqipëria të marr fitore”, tha ajo për Lajmin.net.


Shqipëria është shumë afër kualifikimit në Euro 2024 dhe nëse mposht Çekin i duhen vetëm edhe dy pikë për të siguruar pjesëmarrjen në Gjermani.

Skuadra e Sylvihnos është në vendin e parë në Grupin E me 10 pikë, kurse Çekia është në vendin e dytë me tetë sosh

Lexo edhe:  Edon Shileku rrëfen në Big Brother VIP Kosova se e humbi virgjërinë në hekurudha të trenit