Shkuarja e mërgimtarëve, vazhdojnë pritjet në kufi – deri në 40 minuta vonesa
Deri në 40 minuta po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare të Dheu i Bardhë.
Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga Qendra kombëtare për menaxhim të kufirit.
Pritjet deri 30 minuta për të dalë jashtë vendit ka edhe në pikën kufitare në Merdare.
Kurse në Jarinje pritejt pritjet për të hyrë në Kosovë zgjashin deri në 30 minuta, ndërsa në dalje deri 15 minuta.
Në pikat tjera situata është e qetë dhe hyrje-daljet po realizohen normalisht.