Shkrepën armët në Prishtinë, plagoset një person

Një person është plagosur në Prishtinë, pasi janë shkrepur armët.

Sipas dyshimeve të para një person është plagosur në këmbë me kallashnikov në garazhin e shtëpisë.

Siç mëson Gazeta Sinjali, i plagosur është shtetas rumun, dhe është plagosur në objektin ku ai banon.

Ende nuk ka detaje të hollësishme për rastin, ose arsyet që kanë çuar në përdorimin e armëve të zjarrit, pasi Policia nuk ka dalë më raport zyrtar për rastin.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Shkoi në mal për të marrë dru, 71-vjeçari nga familja Zekaj në Pejë vdes pasi preu këmbën me sharrë