Shkon në çajtore për të pirë birra dhe dehet, një person në gjendje të rëndë në Prizren

Një incident ka ndodhur sonte në Prizren, më saktësisht në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku një person është rrokullisur në shkallët e një çajtoreje.

Burime të Indeksonline pohojnë se në vend të ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe ato të emergjencës, ku edhe është ekzaminuar viktima e rastit, R.Alisani, 26 vjeçar.

I njëjti pohohet të ketë qenë i dehur, teksa dëshmitarët kanë deklaruar se viktima kishte humbur ekuilibrin trupor dhe ishte rrëzuar në shkallët qe çonin në bodrum të çajtores

Viktima mësohet të ketë pësuar lëndime të rënda trupore, sidomos në kokë.

I njëjti, së pari është dërguar në Emergjencë të Spitalit të Prizrenit, për t’u transportuar më pas në QKUK në Prishtinë.

Raportohet se gjendja e tij shëndetësore vazhdo të jetë shumë e rëndë.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë aksidental”.

Lexo edhe:  Ish-këshilltari i Kurtit: Amerikës i jemi mirënjohës për ndihmën, por veriun e Kosovës s’ia japim Serbisë së Vuçiqit