Shkon në 5 numri i policëve të lënduar nga vetaksidenti në Varagë

Ka shkuar në pesë numri i zyrtarëve policorë të lënduar nga vetaksidenti në Varagë të Zveçanit.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se dyshohet që shoferi ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka shkaktuar vetaksidenti.

Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar pesë zyrtarë policorë të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Dje ishte raportuar për katër persona të lënduar

Sipas disa burimeve këto aksidente po ndodhin edhe për shkak se disa vetura të Policisë i kanë gomat e verës e disa kanë gjendje jo të mirë teknike.

Lexo edhe:  Sot dhe nesër mungesë e energjisë elektrike