Shkolla fillore ‘Ismail Qemali’ i bindet urdhrit të MASHT-it : Të shtunën kemi mësim

Shkolla fillore e mesme e ulët, “Ismail Qemali” në Prishtinë përmes një njoftimi ka treguar se do mbajë mësim të shtunën.

Lajmin e ka bërë të ditur Ushtruesja e Detyrës së drejtoreshës së shkollës, Mimoza Krasniqi, përmes një njoftimi.

“Lajmërohen nxënësit dhe mësimdhënësit e SHFMU ‘Ismail Qemali’ Prishtinë, se të shtunën, me 15.10.2022 do të mbahet procesi mësimor me orar të ditës së enjte, në bazë të Vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Nr. 013/453, për kompensimin e ditëve të pambajtura si pasojë e grevës së mësimdhënësve”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle.

Lexo edhe:  Shaip Mikullovci, biznesmeni i afërt me pushtetin, blen kompaninë Shell Kosova për rreth 60 milionë euro