Shkatërrohen rreth 1 mijë armë të konfiskuara nga Policia e Kosovës

Janë shkatërruar rreth 1 mijë armë ilegale.

Shkatërrimi i tyre u bë sot në fshatin Prelez të Ferizajt.

Konfiskimi i armëve u bë nga policia në operacione të ndryshme.

 

Me këtë rast u tha se Policia e Kosovës është dhe ka qenë çdoherë e përkushtuar në sundimin e ligjit dhe për të ofruar siguri e rënde dhe qetësi për të gjithë qytetarët.

Përfaqësuesit e UNDP-së dhe të BE-së kanë theksuar se do të vazhdojnë që së bashku të mbështesin institucionet e Kosovës në avancimin e sigurisë

Me këtë rast është apeluar në raportimin e mbajtjes ilegale të armëve.

Lexo edhe:  Një i ri tenton të hyjë ilegalisht në Sunny Hill, ndalohet nga policia