Shkarkohet zëvendësministri serb Radomiroviq
Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq është shkarkuar nga detyra.
Burime të Tëvë 1 kanë thënë se ajo është shkarkuar për shkak të refuzimit të bashkëpunimit me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
“Dite me pare Radomiroviq është shkarkuar pasi qe nuk ka bashkëpunuar me kryetarin e Komunës se Leposaviqit, Lulzim Hetemi deri sa edhe e ka kërcënuar me një padi ne Gjykate”, ka thënë ky burim.
Lajmi për shkarkimi e tij është konfirmuar edhe nga Qeveria e Kosovës.
Emri i Radoica Radomiroviqit është përfolur në media, opinion e nga opozita se ka qenë pjesë e forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.