Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut

Kapiteni i Policisë në Lipjan, Argjend Gashi, është shkarkuar nga detyra nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, në një lëvizje të menjëhershme që vjen pas ngjarjes tragjike të vdekjes së një 27-vjeçari në këtë komunë.

Nga burime të Dukagjinit mësohet se në vend të tij është emëruar Brahim Shatrolli, një zyrtar nga Ferizaj, i cili do të marrë drejtimin e policisë në Lipjan.

Lexo edhe:  Komandant Jashari me vizitë zyrtare në ShBA, diskuton për bashkëpunimin bilateral mes dy ushtrive