“SHIK dhe VV janë bërë bashkë” – Geci: Mimoza e Abelardi mbrëmë e kanë caktuar datën e zgjedhjeve
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, po pretendon se shefat e grupeve parlamentare të PDK-së dhe VV-së janë takuar mbrëmjen e së enjtes në një restorant në Gjakovë.
Sipas Gecit, në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe Ferat Shala dhe sipas tij, zgjedhjet janë caktuar të mbahen më 7 korrik.
Postimi i plotë:
SHIK-dhe LVV u mbrëmë janë parë bashkë në një restaurant në Gjakovë.
Me 7 korrik,2024 mbahen zgjedhjet.
Në darkë nga LVV ishte Mimoza Kusari me disa të tjerë, nga SHIK-u ishte Ferat Shala dhe kryetari i Grupit parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri.
Ftoj të gjithë anëtarësinë e LDK-së së presidentit Rugova të bashkohemi rreth flamurit Dardan dhe tri shkronjave të LDK-së që na i la presidenti Rugova.
Janë bërë bashkë, kundërshtarët e Presidentit Rugova dhe të djathtës shqiptare andaj të bashkohemi edhe ne.
O sot, o kurrë!
P.s
Kamerat i kanë fikur gjatë takimit.