Shifra rekorde: Mërgimtarët dërguan 85 milionë euro në Kosovë vetëm gjatë shkurtit

Dërgesat financiare të diasporës kosovare janë një shtyllë e fortë për ekonominë.

Banka Qendrore e Kosovës ka konfirmuar se remitancat gjatë muajt shkurt të këtij viti kanë arritur në 85.58 milionë euro.

Sipas të dhënave preliminare të këtij institucioni, në mars ato kanë qenë 112.13 milionë, derisa për tre muajt e parë të 2024-ës mërgata llogaritet të ketë dërguar afërsisht 284.07 milionë.

“Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit mars kanë qenë përmes institucionet financiare jobankare 61.46%, përmes bankave komerciale 15.20%, ndërsa, kanalet tjera 23.34%”, përmend BQK.

Lexo edhe:  E rëndë: Nëna në Fushë Kosovë i keqtrajton fëmijët fizikisht dhe i braktis