“Shfaqje e turpshme e një shpirti të korruptuar, mohojnë viktimat e luftës”, publikohet foto e Pecit e Pacollit në Krushë

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu, tha se ministri Faton Peci, ka refuzuar të mbështesë projektet e “Kooperativës Bujqësore Krusha”, të Fahrije Hotit, dhe se ka vendosur të subvencionojë projektin e vëllait të deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli

Ajo ka publikuar foto të Pacollit e Pecit me gratë e Krushës.

“Qe, të dy akterët e një veprimi të turpshëm, në Krushë, te Fahria dhe gratë tjera, për me dalë në fotografi.

Ndërkohë, kur vjen puna te mbështetja, vëllau i Fitore Pacollit me një biznes fantom i merr 100 mijë euro, ndërsa Fahria dhe Krusha e grave tona heroina, asnjë“, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo tha se me këtë u injoruan viktimat e luftës.

“Shpërfaqje e turpshme e një shpirti të korruptuar, i cili mohon dhe injoron viktimat e luftës, që me sakrificë të jashtëzakonshme janë shndërruar në një storie suksesi.

Sa shumë kanë folur për drejtësi e meritokraci, për vlera e etikë, për qeverisje të mirë e të pastërt këta persona, që sot, fatkeqësisht për qytetarët, po e përdorin pushtetin për familjarizëm e korrupsion.

P.S. Qysh e ka mbiemrin?” – ka thënë ajo.

Postimi i plotë:

Qe, të dy akterët e një veprimi të turpshëm, në Krushë, te Fahria dhe gratë tjera, për me dalë në fotografi.


Ndërkohë, kur vjen puna te mbështetja, vëllau i Fitore Pacollit me një biznes fantom i merr 100 mijë euro, ndërsa Fahria dhe Krusha e grave tona heroina, asnjë.

Shpërfaqje e turpshme e një shpirti të korruptuar, i cili mohon dhe injoron viktimat e luftës, që me sakrificë të jashtëzakonshme janë shndërruar në një storie suksesi.

Sa shumë kanë folur për drejtësi e meritokraci, për vlera e etikë, për qeverisje të mirë e të pastërt këta persona, që sot, fatkeqësisht për qytetarët, po e përdorin pushtetin për familjarizëm e korrupsion.

Lexo edhe:  Vuçiq rreth reagimeve të shqiptarëve për vizitën e të birit në Graçanicë: Dorëzimi nuk është opsion për ne Vuçiqët

P.S. Qysh e ka mbiemrin?