Shfaqen pamje të rralla të Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit duke ndihmuar civilët dhe të plagosurit në luftë

Në Ditën e Çlirimit të Kosovës janë publikuar pamje të rralla të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Ferat Shalës duke ndihmuar civilët dhe të plagosurit.

Pamjet mendohet se janë nga prilli 1999 dhe janë bërë në një terren që njihet si Vuçak në Komunën e Drenasit.

Veseli shihet i armatosur, ashtu si ushtarët e tjerë.

Lexo edhe:  Grenell shpërndan reagimin e Ramës pasi e quajti Specialen tribunal “të turpshëm dhe të paturpshëm” për moslejimin e Thaçit në varrimin e babait