“Sherri” që tronditi banorët, një zarf i zi mbërrin në “BBV”

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother Vip” kulmuan këtë mbrëmje. Sara dhe Françeska thuajse kanë përfunduar në një përplasje fizike për shkak të debateve të tyre. Françeska i ka kërkuar Sarës që të rregullojë rrobat e saj, duke e quajtur zhulse.

Këtë ofendim të Françeskes, Sara e ka pritur shumë keq dhe i është kthyer me të njëjtën monedhë, duke e ofenduar.

Në momentin kur Françeska ka qenë në tualet Sara i ka shkuar pas derës, duke dashur të futet me zor, në mënyrë që të dyja të përfundonin në tualent dhe në këtë mënyrë do të shkonin kokë më kokë në nominim.

Të gjithë banorët janë tronditur nga kjo ngjarje. Ndërsa vetëm pak minuta më parë, një zarf i zi ka mbërritur në shtëpisë, sipas së cilit, Vëllai i Madh ka deklaruar se nuk i toleron më aspak banorët. Sipas zarfit, është anuluar televotimi dhe njoftimi për banorët do të jepet të martën.

Lexo edhe:  Luizi dhe Kiara konfirmojnë pritjen e ëmbël, tregojnë gjininë e bebit