Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti viziton shtëpinë muze

Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit politik, Ukshin Hoti, kryeministri Albin Kurti mori sot pjesë në ngjarjen e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në nderim dhe kujtim të jetës dhe veprës së profesorit të shquar Ukshin Hoti, ku vizituan shtëpinë muze në Krushë e Madhe.

Në Shtëpinë Muze të profesor Ukshin Hotit, kryeministri Kurti ishte nën shoqërinë edhe të veprimtarëve të tjerë të cilët njohën personalisht Hotin.

Kryeministri kurti është informuar edhe për dokumentet shtesë për çka u pritet që së shpejti të botohet një libër. Ky libër do të mbështetet dhe botohet nga Qeveria.

Lëvizja Vetëvendosje në ora 18:00 organizon tubim me strukturat veta, në sallë “1 Tetori”, në Prishtinë. Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar disa aktivitete për nder të ditëlindjes së intelektualit Ukshin Hoti.

 

Lexo edhe:  Ra nga një objekt, humb jetën tragjikisht një punëtor në Fushë Kosovë