Shemi i Ilirëve niset të këndojë në SunnyHill – e prangos policia

Këngëtari Shemsi Krasniqi, i njohur si Shemi i Ilirëve ka treguar se është prangosur nga Policia e Kosovës, pasi ishte nisur për të kënduar në festivalin Sunny Hill.

Shemi përmes një shkrimi në Facebook, e ka përmendur me emër policin që e prangosi atë, duke e akuzuar se është i paguar nga Dukagjin Lipa, për ta ndaluar atë të mos këndojë në festival.

“Sot me ka ndodh diqka qe kur ne jete se kisha prit.U nisa ne Germi ne Sunny Hill si pjesmares pa nje pa dy nje polic zyrtar me emrin Shkelzen Xhafa urdheroi te me prangosin pa e ba nje te keqe dhe asnji polic tjeter nuk donte ta beje kete ky matrapaz edhe i denoi disa police pse nuk i perfillen urdhrat e ti ky torrollak qart ashte pagu nga Dugagjin Lipa te me sjell ne kete gjendje”, tha ai.

Tutje këngëtari tregoi se kanë pasur një debat me Dukagjin Lipën, pasi Shemi ka dashur që ta këndojë këngën e Adem Jasharit në festival, ndërsa thotë se Lipa i është betuar në fëmijët e tij që nuk do ta lejojë atë.

Lexo edhe:  Zjarr në një objekt në Prishtinë, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes