Shembulli i mirë: Enver Xhafa, pasi migron në Gjermani kërkon që fëmijët e tij mos të marrin më shtesa në Kosovë
Jemi mësuar të dëgjojmë raste që shumë mërgimtar të marrin shtesat e fëmijëve në Kosovë pasi ata i kanë të regjistruar këtu ani pse jetojnë në Evropë.
Por mitrovicasi Enver Xhafa që njihet shumë në rajonin e Mitrovicës pasi vije nga fshati Pantinë dhe është përkrahës i flaktë i KB Trepçës ka dhënë shembullin e mirë, shkruan Jepnzë.
Xhafa pasi ka migruar në Gjermani ka kërkuar nga një mik i tij, Ali Sefaj, t’i ndihmojë që pesë fëmijët e tij të largihen nga lista e perfituesëve të shtesave.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi Sefaj, i cili e ka vlerësuar lartë këtë veprim duke e quajtur edhe si patriotizëm.
Postimi i plotë:
Patriotizmi
Miku im Enver M. Xhafa më kërkoj ndihmë qe ti largoj 5 fëmijet e tij nga lista e perfituesëve të shtesave, sepse me shoqen dhe femijët është transferuar në Gjermani.
Enveri nuk deshiron qe ti behet barrë Kosovës për çka edhe ka kerkuar zgjidhje qe fëmijet e tij të largohen nga lista e perfituesve të shtesave për fëmijë nën 16 vjet.
Sa patrioti i facebookut qe jeton në perendim merr shtesa, pensione të pleqerisë dhe pensione nga skemat tjera pensionale, pa menduar për njerëzit qe kanë nevojë.
Ky vend dhe ky komb ka nevojë për njerëz të mirë dhe të ndershem, jo për pollavragji dhe mas tried.
Të lumtë Enver!