Shembull i mirë: Pacolli e jep rrogën e këtij viti për familjet e prekura nga vërshimet
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ndarë pagën vjetore të deputetit për të ndihmuar familjet në nëvojë pas vërshimeve që shkaktuan dëme në disa komuna.
Këtë ai e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, ku ka bërë thirrje që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe kolegët e tij në Kuvend, shkruan lajmi.net.
Postimi i plotë:
Po e jap pagen vjetore per dëmet nga vërshimet, ftoj kolegët në qeveri dhe kuvend ta ndajnë pagën e janarit
———
Falënderoj të gjithë miqtë e mi dhe qytetarët e vullnetit të mirë që vazhdojnë të mbështesin fondin
U gëzova që pashë kolegët deputet dhe ministrat që po vizitojnë dhe po solidarizohen me të prekurit.
Nga kjo kam vendosur që, pos tjerash edhe paga ime vjetore e deputetit t’i kushtohet ketij fondi per sanimin e dameve te vershimeve.
Ne kete rast ftoj të gjithë kolegët deputet dhe ministrat që të ndajnë pagën e muajit janar për të gjithë të prekurit.
Kjo është forma e duhur që ne si përfaqësues të popullit të jemi pranë qytetarëve tanë të prekur.
E mirëpres mbështetjen e të gjithëve dhe ju jam mirënjohës.