Shëmbet muri në Tetovë, humbin jetën dy persona

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Shipkovicë të Tetovës.

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e shëmbjes së një muri.

Mediat lokale në Tetovë raportojnë se viktimat ishin duke punuar në murin që u shëmb dhe u mori jetën.

Viktimat po punonin në riparimin e murit, pasi u dëmtua nga shëmbja e dheut disa ditë më parë.

Lexo edhe:  Nga therjet me thikë pësuan katër kalimtarë të rastit, njëri prej tyre ishte 10 vjeç – Krejt çka dihet për ngjarjen që shokoi dje Ferizajn