Shembet dheu në Kishnicë, bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan

Pas reshjeve të djeshme të shiut, rruga nacionale Prishtinë-Gjilan është bllokuar për qarkullim të automjeteve si pasojë e rrëshqitjes së dheut.
Kjo rrugë është bllokuar tek fshati Kishnicë, afër Graçanicës  dhe momentalisht është e pashfrytëzueshme, shkruan Lajmi.net.

Por se kur do vihet në qarkullim kjo rruge ende nuk dihet, ani pse në vendin e ngjarjes është paraqitur një kompani me makinerinë e saj e cila po bënë përpjekje për të larguar dheun mirëpo kur do të mundësohet qarkullimi, teksa prezent shihet edhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Pas reshjeve të shiut, në mëngjes është bllokuar rruga nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë. Ekipet janë duke punuar vazhdimisht që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan”, ka deklaruar Durmishi.

Lexo edhe:  A u lajmërua i arratisuri Faton Hajrizi live në emision, nuk shfaqet me video: S’ndodhem në Kosovë