SHBA i dhuron Kosovës 50 automjete të blinduara – përforcohen kapacitetet e FSK-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dorëzuar zyrtarisht 50 Automjete të Blinduara të Sigurisë (ASV) për Qeverinë e Kosovës, në kuadër të Programit të Artikujve të Mbrojtjes së Tepërt.

Në njoftimin e Ambasadës Amerikane thuhet se këto automjete të avancuara do t’i shërbejnë Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për rritjen e kapaciteteve të saj mbrojtëse dhe funksionalitetit operativ.

“Kosova, duke shfrytëzuar burimet e saj mbrojtëse, do t’i sjellë këto mjete në aftësinë e plotë operacionale. Ky është një tjetër hap domethënës në angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të FSK-së dhe përforcimin e sigurisë së të dy kombeve tona,” thuhet në deklaratën e Ambasadës.

Ky donacion është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të SHBA-së për sigurinë dhe zhvillimin e institucioneve të Kosovës, si dhe për thellimin e bashkëpunimit strategjik ndërmjet dy vendeve.

Lexo edhe:  E rëndë në Podujevë: I riu rrah dhe kërcënon nënën e vëllain, përfundon në pranga