SHBA feston sot 248-vjetorin e pavarësisë
Sot është 248 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.
Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 korrik 1776. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë organizoi një ceremoni me rastin e 4 Korrikut, 248 vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm presidentja e vendit, Vjosa Osmani, një numër i madh deputetësh të Kuvendit të Kosovës, pjesëtarë nga mediat dhe shoqëria civile, etj.