Shala: Gjuriçi e ka mision mbledhjen e ‘provave’ kundër UÇK’së, Nexhi shkoi të marrë ‘amin’
Historiani Azdren Shala e quajti takimin e Nexhmedin Spahiut me kryediplomatin serb, Marko Djuric, si pjesë të turpshme të Kosovës.
Shala tha se Nexhi përfaqëson një pjesë të turpshme të popullit dhe po ashtu është kundër UÇK-së, ndërsa takimi me Djuric, sipas Shalës, është bërë pikërisht kundër UÇK-së.
“Ministria e Jashtme e Serbisë mision të veçantë e ka me mbledhë sa ma shumë prova në thonjëza për me i dënu krerët e luftës në Gjykatë Speciale. Nexhmedin Spahiu, paralel me atë që po e bën Ministria e Jashtme në krye me Djuric, tërë kohën nuk len studio televizive, nuk len hapësirë mediatike pa e shfrytëzu me kallxu qysh UÇK-ja t’ka vra mas shpinës”, tha Shala për Spahiun.
“Akuzat e Nexhit për djemtë e UÇK-së që i kemi në Hagë edhe akuzat e Serbisë janë të një linje. Ky takim është në funksion të atij qëllimi”, vazhdoi ai.
“Rrëfimi i Nexhit është sikur i Djuricit, sikur i Vucicit. Ky atje u shku me marrë aminin edhe me i bashku forcat për me i dënu krerët tanë”, tha më tej Shala për takimin e Nexhit në Beograd.
Nexhi njoftoi vetë për këtë takim me kryediplomatin serb në Beograd, duke u arsyetuar më pas se ishte ftuar vetë nga Djuric.