Shala: Familja Thaçi nuk duhet ta pranojë asnjë delegacion nga Qeveria e Kosovës në ceremoninë mortore
Historiani, Azdren Shala ka shprehur kundërshtinë e tij ndaj pjesëmarrjes së një delegacioni të Qeverisë së Kosovës në varrimin e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Unë si Azdren, nuk do ta kisha lejuar delegacionin e Qeverisë së Kosovës të marrë pjesë. Si politikan, Thaçi ka pasur beteja politike, por Kurti shpesh është futur në çështje familjare të tij, gjë që Thaçi nuk e ka bërë ndaj Kurtit”, u shpreh Shala, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
Ai përmendi edhe një deklaratë të mëhershme të kryeministrit Kurti, duke theksuar se kjo do të duhej të ishte arsye e mjaftueshme për të mos lejuar pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisë në ceremoni.
“Kurti ka thënë se Hashim Thaçi jo vetëm që është hajn, por edhe familjarët e tij i ka bërë hajna. Kjo deklaratë do të mjaftonte për të mos lejuar pjesëmarrjen e delegacionit qeveritar në varrim tha tutje Shala