Shaban dhe Habibe Feka tregojnë se si e kuptuan lajmin për vdekjen e djalit në Itali, dhe si e morën vesh për vdekjen e tij
Sikur të gjithë prindërit shqiptarë që sakrifikojnë të gjitha për fëmijët e tyre dhe nuk shohin pengesë kur është puna tek ta.
Edhe Shaban dhe Habibe Feka nga Carraleva e Shtimes kishin bërë të njëjtën.
E, për fat të keq katër vite më parë një aksident në punë në Itali i kishte marrë jetën djalit të madh.
Këtë gjë ata e kishin përjetuar rëndë. Djalin e tyre Fatmirin, ata e kujtojnë si një njeri të ëmbël i cili me mirësinë e tij kishte lënë mbresa të mira te çdo njeri.
‘’26 vjet ka pre dru në Itali, e në momentin që e ka pre drunin, druni ka ra mbi të.Unë kam qenë duke punuar në bashqe kur e kam marrë vesh lajmin.Neve na ka thënë se Afrimi ka bërë aksident’’.
Më tutje Habibe Feka thotë se kur i vdiq djali ai ia la pas vete katër fëmijë.
‘’Djali vdiq, i la katër fëmijë. Unë idhnim kam hala sot. Ka qenë i urtë, i la katër fëmijë, dy qika dy djem e nusen”, thotë Habibe Feka.
Mërgimin e urrejnë, për shkak se në fillim ia largoi dy djemtë, e pastaj njërin ia mori edhe nga jeta.Por, përsëri Shabani thotë se të rinjtë kanë arsye se pse po dalin jashtë, pasi po e kanë shumë të vështirë të gjejnë vende pune në Kosovë, mirëpo kjo kundërshtohet nga Habibeja.
Mirëpo një gjë që u vranë shpirtin atyre është mos ardhja e nipave për pushime në Kosovë.
Ata tregojnë edhe për dashurinë që ka ekzistuar në kaluarën,e që tash ka filluar të humbë, sidomos tek çiftet e reja të cilat po ndahen pa arsye.