Sezoni i dasmave përfshin edhe qeveritarët, shkëlqen bashkëshortja e zv/ministrit
Sezoni i dasmave gjatë verës i ka përfshirë edhe zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Trendit të pjesëmarrjes në dasma i është bashkuar edhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Zëvendësi i ministrit Liburn Aliu ka publikuar të enjten fotografi nga dasma në shtëpinë e xhaxhait të tij.
Ajo që bie në sy nga fotografitë e publikuara në profilin e zv/ministrit, është bashkëshortja e tij, Mirjeta Durmishi, e cila është shfaqur e veshur me një fustan elegant në dasmën e familjarëve të bashkëshortit.
Në fotografitë e publikuara nga zëvendësministri, shfaqen edhe familjarë të tjerë të tij, përfshirë çifti i sapomartuar.