Sërish rrahje mes të burgosurve në burgun e Dubravës, njëri nga ta merr ndihmë mjekësore

Përleshjet mes të burgosurve në qendrat korrektuese në vendin tonë nuk janë edhe aq të rralla. Raste të tilla e incidente të tjera, siç është ikja e të dënuarve janë goxha të shpeshta, sidomos në Burgun e Dubravës.

Një përleshje ka ndodhur edhe mëngjesin e sotëm, ku janë përfshirë dy persona të cilët vuajnë dënimin me burgim në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Sinjali mëson se palët kishin pasur mosmarrëveshje mes vete dhe më pas gjithçka dyshohet të ketë eskaluar në dhunë fizike dhe si pasojë njëri nga ta ka marrë lëndime trupore, me ç’rast i është ofruar edhe ndihmë mjekësore.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar të iniciohet rasti si “Lëndim i lehtë trupor”.

Lexo edhe:  Hallakamë në Lipjan, gjithçka ndodhi para stacionit të Policisë