Sërish përleshje në burgun e Dubravës, 42-vjeçarin sulmon të burgosurin tjetër për një fjalë goje

Përleshjet mes të burgosurve në qendrat korrektuese në vendin tonë nuk janë edhe aq të rralla. Raste të tilla e incidente të tjera, siç është ikja e të dënuarve janë goxha të shpeshta, sidomos në Burgun e Dubravës, ku pothuajse çdo javë ka rrahje.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmjen e së martës, ku janë përfshirë dy persona të cilët vuajnë dënimin me burgim në këtë qendër korrektuese.

Sinjali mëson se palët fillimisht kishin pasur mosmarrëveshje mes vete dhe më pas gjithçka dyshohet të ketë eskaluar në dhunë fizike.

Burimet thonë se i burgosuri B.Rr po dyshohet se e ka sulmuar të burgosurin tjetër duke e goditur nga mbrapa. Për pasojë, viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërkohë që palët kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me rastin.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti si “Lëndim i lehtë trupor”.

Lexo edhe:  Prishtinë, burri njofton policinë: Më rrahu gruaja