Sërish incident në Brezovicë, shpëtohet një skiator

Javën e kaluar u raportua për së paku tetë persona të lënduar në qendrën e skijimit në Brezovicë. Mesa duket as kjo javë nuk mbaroi e as nuk filloi pa incidente.

Siç bënë të ditur Brezovica.info, sot gjatë ditës u shënua edhe një tjetër incident, ku njërin prej skiatorëve pësoi lëndime në këmbë.

I njëjti mori ndihmën e parë në vendngjarje, për të vazhduar për tretman të plotë mjekësor.

Lexo edhe:  Dyshime se 11 vjeçarja u abuzua seksualisht edhe nga 6 persona në qershor, nuk u arrestua askush