Sërish dyshime për dallavere në spitalin e Mitrovicës: Punësohen familjarët e mjekëve dhe të punësuarëve aty

Konkursi i hapur në Spitalin e Mitrovicës “Sami Haxhibeqiri’ po përcjellet me shumë dyshime.

Sikur herave tjera edhe tani po dyshohet se edhe ky konkurs është i kurdisur, shkruan Jepi zë.

Burime të “Jepi zë’ kanë marrë vesh se të punësuarit e fundit kanë lidhje me mjekët dhe stafin që punon në spital.

Sikur konkursin e kaluar, kur “Jepi zë” kishte raportuar për kurdisjet të cilat më vonë u vërtetuan, kështu edhe tani po vazhdon ky konkurs duke u kthyer si diçka normale në këtë institucion shëndetësor.

Për pozitë Mami me Bachelor është pranuar Mevlude Bardhaj, e cila del të jetë bashkëshorja e mjekut Arbër Bardhaj.

Luljeta Peci sipas burimeve të “Jepi zë” del të jetë bashkëshortja e teknikut në kirurgji, Xhemë Peci.

Ndërsa personi i tretë është Nazmije Gruda e cila më herët kishte punuar si mirëmbajtëse në gjinekologji, ndërsa tani është punësuar në spitalin e Mitrovicës si mami.

Sipas një raportuesit edhe pozita për laventeri është e kurdisur dhe aty punësohet biri i një ish zyrtari që ka punuar si “llogaritar”, ku ka favorizuar për meditje të punës shtesë, kujdestaritë, puna për festa, udhëheqësit e spitalit edhe pa qenë në punë, ndërsa tani si shpërblim po ia “rehatojnë” djalin.

Këto punësime kanë ngjallur edhe dëshprimin e kandidatëve tjerë, pasi sipas tyre nuk kanë më vullnet të aplikojnë sepse gjithçka është e kurdisur

“Jepi zë” edhe në të kaluren ka raportuar për dallaveret që kanë ndodhur rreth konkurseve në Spitalin e Mitrovicës, ndërsa zyrtarët e këtij institucioni ishin ankuar se po fyen nga komentuesit, ndërsa asnjëherë nuk kanë dhënë llogari, pse po ndodhin këto dallavere./ Jepi zë

Lexo edhe:  Rikthehet Nazi: "Myftiu Naim Tërnava, e din që unë jom Evlia"