Serbia paralajmëron rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçevic, ka paralajmëruar një rikthim të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në serbi si dhe një trajnim për personat të cilët janë mbi moshën 30 vjeçare.
Ketë deklaratë ai e tha për mediat serbe.
“Qëllimi i rivendosjes së shërbimit ushtarak është trajnimi i gjeneratës së ardhshme për të vepruar në situata krize në mënyrë që qytetarët e Serbisë të jenë të sigurt. Ne jemi të shqetësuar kur kemi një përmbytje ose zjarr dhe nuk dimë si të reagojmë.” tha Vuçeviç.
Vuçeviç shton se këtij trajnimi duhet t’i nënshtrohen edhe ata që kanë hyrë në dekadën e katërt.
Vuçeviç ka thënë për mediat serbe se për ta duhet të vendoset një shërbim më i shkurtër ushtarak, që do të zgjasë tre javë, duke theksuar se është në prag diskutimi me ekspertët edhe për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak./abcnews