Serbia liron vëllëzërit Emini, të arrestuar një javë më parë

­

Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë liruar nga mbajtja e padrejtë në Serbi. Ata janë shëndoshë e mirë dhe janë duke u kthyer në Gjermani te familjarët.

Lajmin e ka konfirmuar nipi i familjes, Ervin Hoxha.

Një javë më parë ata ishin arrestuar në kufirin Serbi – Hungari, me pretendimin e pabazuar të autoriteteve serbe që XH.E. dhe B.E. kishin rrëmbyer një serb më 1999.

Lexo edhe:  Me datën 24 dhe 25 bëhet ekzekutimi i këtyre pagesave nga Ministria e Financave