Serbia do t’i kërkojë Gjermanisë ekstradimin e vëllait të Faton Hajrizit: Artani gënjeu për dokumentet e vjedhura

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiq rikonfirmoi edhe një herë se vrasësi i policit, dje në Loznicë, është likuiduar të premten nga forcat speciale serbe.

Derisa dha detajet rreth aksionit ku besohet se mbeti i vrarë Faton Hajrizi, i dyshuar për vrasje e dje të policit serb në afërsi të kufirit Serbi-Bosnje, Daciq përmendi edhe të vëllain e Hajrizit, Artanin, dokumentet personale të të cilit u gjeten në vendin ku ndodhi të enjten vrasja e policit të Serbisë.

Siç raporton, “Danas“, ministri i Brendshëm i Serbisë paralajmëroi se shteti serb do t’i kërkojë Gjermanisë ekstradimin e Artan Hajrizit.

“Historia se i vëllai i vodhi dokumentet është gënjeshtër. Pse u kthye nëse ishte në Gjermani. I ka dërguar dokumentet dhe është bashkëpunëtor”, citohet të ketë thënë Daçiq.

“Ne nuk do të tregojmë mëshirë për askënd”, thotë Daçiq.

Artan Hajrizi, dje, disa orë pasi ndodhi vrasja në Serbi, për të cilën dyshohet se e kreu Fatoni, mediave kosovare u tha se i vëllai ia ishte vjedhur dokumentet që u gjetën në vendin e krimit në Loznicë të Serbisë. Të njëjtin version ai e dha edhe tek autoritetet gjermane, të enjten, në mëngjes, ku hapi rast.

Artan Hajrizi hapi rast sot në mëngjes në policinë gjermane, tha se dokumentet personale i kanë humbur qysh të martën

Tutje, Ministri serb, të premten, e përshkroi Faton Hajrizin si një “kriminel brutal” dhe e quajti “terrorist shqiptar”, dhe sipas tij kjo është vrasja e tij e pestë apo e gjashtë. Madje, e konsidero

“Nuk do të kemi mëshirë për askënd, një polic humbi jetën në krye të detyrës, të gjithë kishin frikë se do të kishte vrarë dikë tjetër”, tha ai.

Lexo edhe:  I riu në Gjakovë sulmon fizikisht nënën e tij, 59-vjeçarja dërgohet në spital