Serbi që dëshmoi për krimet e luftës në Kosovë dyshohet se po mbahet nën vëzhgim nga Serbia

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka hedhur dyshime se Serbia po e mban në dyshim Vladimir Markoviqin, serbin që kishte dëshmuar për trupa të vrarë të civilëve shqiptarë, në ditën kur forcat serbe po tërhiqeshin nga Kosova.

Ai ka publikuar një fotografi të cilën ka thënë se ia ka dërguar një serb, e ku shihet Maqrkoviq, i cili në këmbë ka të vendosur një GPS që simbolizon kontrollin e lëvizjes së tij.

Ky është Vladimir Markovic, i cili në këmbë e ka të ngjitur një GPS që simbolizon kontrollin e tij të lëvizjes, ose arrestin shtëpiak… A po e mbajnë këtë dëshmitar potencial serbët nën vëzhgim… Mirëpo, kësaj radhe RTK ia kishte luajtur lojën regjimit të Vuçiqit, sepse intervista ishte bërë shumë më herët. Me aq sa di unë, dëshmitari Markovic ka dhënë dëshminë e tij edhe në Prokurorinë e Kosovës”, ka shkruar Musliu.

Lexo edhe:  Sot i jepet lamtumira e fundit të riut nga Barani që ishte qëlluar bashkë me babain dhe vëllaun në Pejë