Serbët në Veri mblidhen në shesh dhe shkojnë për të votuar
Qytetarët serbë në veri të Kosovës, që financohen nga shteti serb, janë mbledhur në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut për të votuar, si rëndom, së bashku në zgjedhje.
Kjo është hera e parë që ata u rikthehen kutive të votimit prej vitit 2022, kur Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ishte tërhequr nga institucionet e Kosovës dhe u kishte bërë thirrje serbëve që t’i bojkotonin proceset e ardhshme zgjedhore.
Atyre u është bashkëngjitur kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, i cili ka votuar në shkollën fillore Sveti Sava.
(Foto: Radio Evropa e Lirë)