Serbët heqin flamurin kuq e zi dhe vendosin atë të Serbisë në një kodër të Zveçanit

Gjatë ditës së djeshme mediat serbe raportuan se flamuri shqiptar kuq e zi u vendos në një kodër në fshatin Grabovc të Zveçanit.

Për të njëjtin rast, mediumi në gjuhën serbe “Kossev” sot po raporton se flamuri është larguar dhe se janë vendosur flamujt serbë.

Sipas Kossev të cilët kanë publikuar edhe pamje, aty tashmë valon flamuri serb, transmeton Zeri.info.

Sipas tyre, kjo është bërë nga banorët serbë të Grabovcit, të cilët kanë dërguar video nga momenti ku flamuri serb vendoset në këtë kodër.

Lexo edhe:  “Qëndruam bashkë në villë por" - Denoncimi i të miturave nga Podujeva, njëra raporton se u dhunua e tjetra u sulmua seksualisht