Serbët fillojnë të rrahen mes vete, dje ndodhi një rrahje në një kafene në Zubin Potok

Një burrë i nacionalitetit serb ka raportuar dje në  Policinë e Kosovës se një tjetër serb nga Kosova e ka sulmuar fizikisht derisa po qëndronin në një kafene në Zubin Potok.

“Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.”, njofton Policia.

I dyshuari për sulmin gjendet ende në arrati gjersa rasti ndodhet në hetime.

Lexo edhe:  Nxehet Kurti, u drejtohet PDK-së e LDK-së: Qysh ja keni ba me nënshkru me Vuçiqin, se me mu po ikë?