Serbët e dehur sulmojnë dy femra në Leposaviq

Gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur dy sulme ndaj dy femrave të komunitetit serb.

Ato janë sulmuar nga nga të dyshuar serbë në Leposaviq, të cilët është raportuar se ishin të dehur.

Sipas Policisë, rasti i parë ka ndodhur në mesditë, ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar/serb, pasi që dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare/serbe.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari ndalohet deri në këndellje e më pas të lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti i tjetër ka ndodhur në mbrëmje, ku është arrestuar i dyshuari mashkull serb, pasi që dyshohet se në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht viktimën femër serbe.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Drenas, pamje nga vendi i ngjarjes