Seksologu: Hapja e shtëpive publike nuk i ulë rastet e dhunimeve, frustrimi vjen nga mungesa e seksit të rregullt dhe fantazive
Abuzimi seksual ndaj një të miture vetëm 11 vjeç në Kosovë, ka tronditur opinionin publik. Pas këtij rasti te rëndë u mbajtë edhe protestë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Përveç protestës, pas rastit u nxiten shume reagime e deklarata jo vetëm nga shoqëria por edhe nga fytyra publike te profileve te ndryshme, ne këto reagime kishte një mllef te madh si ndaj sistemit të drejtësisë po ashtu ndaj fenomenit në fjalë pra përdhunimit.
E si metodë parandalimi, kishte edhe opinione dhe sygjerime të llojit se duhet të hapen shtëpitë publike.
Në lidhje me këtë, Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Specialistin e seksologjisë në Kosovë, Hajrullah Fejza.
I pyetur se cili është mendimi i tij në lidhje me shtëpitë publike dhe se a ndikon hapja e tyre në ndalesën e këtyre rasteve, ai tha se dhunuesi nuk e kryen aktin e dhunës vetëm për të përmbushur nevojën apo frustrimin seksual por më shumë për të ushtruar kontroll apo për të treguar fuqi ndaj seksit tjetër kryesisht ndaj personave që i kontrollon me lehtësi.
“Kohëve të fundit nëpër media dhe forume të ndryshme po diskutohet për shtëpitë publike dhe mundësinë që prania e tyre kishte me i ndal apo zvogëlua aktet e dhunës seksuale. Mendimi im është se shtëpitë publike që ofrojnë shërbime seksuale me pagesë nuk mjaftojnë për me ulë dhunën seksuale. Kjo, për faktin se dhunuesi nuk e kryen aktin e dhunës vetëm për të përmbushur nevojën apo frustrimin seksual por më shumë për të ushtruar kontroll apo për të treguar fuqi ndaj seksit tjetër kryesisht ndaj personave që i kontrollon me lehtësi”, tha ai për Sinjalin.
Fejza tregoi për Sinajlin se cilët janë shkaktarët potencial të rritjes së dhunës seksuale.
“Mungesa e informatave të mirëfillta për seksualitetin, sjelljen normale qytetare dhe edukimi i mangët familjar janë shkaktar potencial të rritjes së akteve të dhunës seksuale. Është mirë e dokumentuar shkencërisht se personat që kanë marrë edukim gjithëpërfshirës për seksualitetin janë më të përmbajtur dhe me lehtësi I kontrollojnë sjelljet e tyre seksuale”.
“Frustrimi seksual kryesisht vjen nga mungesa e seksit të rregullt, fantazitë seksuale të pa realizuara si dhe nga imazhi I keq për veten apo vlerësimi i ulët për vetveten. Personat e tillë me qëllim të kompensimit të këtyre të metave kanë sjellje të pakontrolluara në përgjithësi e pastaj edhe mund të manifestojnë dhunë seksuale ndaj personave që mund ti kontrollojnë më lehtë, në raste të caktuara edhe me fëmijë.”, shtoi ai.
Sa i përket mënyrës se si shqiptarët e konceptojnë seksin seksologu Fejza tha se:
“Kur flasim për mënyrën se si e përjetojnë seksin shqiptarët lirisht mund të thuhet se shumica e sjelljeve seksuale nuk dallojnë nga ato evropiane apo edhe më gjerë. Në bazë të përvojës me ata që vijnë për këshillim seksi konsumohet jo vetëm për riprodhim por në rend të parë si përmbushje e nevojës për kënaqësi seksuale”.
Ishte aktorja e njohur e humorit Delinda Disha e cila e ftuar në “Mes Yjesh” u pyet në lidhje me rastet e fundit të publikuara në media përsa i përket abuzimeve seksuale me të mitur. Delinda u shpreh se duhet të rikthehet dënimi me vdekje dhe se është pro hapjes së shtëpive publike për të frustruarit.