Së shpejti autostradat e Kosovës do të bëhen me pagesë, Qeveria nis diskutimet
Qeveria e Kosovës është në diskutime për format dhe mënyrat se si do të bëhen pagesat rrugore për shfrytëzim të autostradave nga vozitësit.
E pagesa e autostradës nga ekspertet e komunikacionit po shihet si e nevojshme për mirëmbajtjen e autostradës edhe fasilitetëve të tjera të cilat e përcjellin autostradën.
Mirëpo ata kanë bërë thirrje që tarifa që do të vendoset për autostradë të jetë e përballueshme për çdo qytetarë.
Bekim Ahmeti, njohës i çështjeve të komunikacionit, ka thënë se pagesa e autostradës është dashur që të bëhet qysh në fillim, pasi sipas tij me ato mjete mirëmbahen autostradat.