Sapo ndodhi një zënkë në RTK – Arsim Haliti ia kujton gjynahet e së kaluares të dorëhequrit Festim Kabashi

Shefi i Produksionit të TV në Radio Televizionin e Kosovës, Arsim Haliti, ia ka kujtuar gjynahet e të kaluarës Festim Kabashit, i cili gjatë ditës së sotme ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të RTK-së.

“Një e gjetur e ZKA-së, që s’lidhet aspak me punën time profesionale, (e shndërruar në kauzë fiktive nga elementë të caktuar), ka muaj që po shfrytëzohet nga Bordi si mjet presioni ndaj drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për të gjetur zgjidhje për të më larguar nga pozita e drejtorit të Televizionit”, është shprehur Kabashi.

Derisa, Kabashi mori pothuajse komente pozitive duke i uruar suksese në të ardhmen, nuk mungoi edhe komenti i Arsim Halitit, i cili është rikthyer në të kaluarën, duke i thënë Festim Kabashit se me vendimin e tij është shkarkuar nga pozita e udhëheqesit të TV-produksionit.

“Edhe pse gjate kohës sa ishe Drejtor i TV-se SE RTK -se me vendim tendin jam shkarku nga pozita e udheheqesit te TV-produksionit”, shkroi Haliti.

Këtë zënkë Haliti e ka vazhduar duke ia kujtuar gjithashtu një fjalë të moçme.

“Po nje fjal te moçmit mo’s e harro “karma it’s a ….”, ka shkruar Arsim Haliti.

Lexo edhe:  Dalin nga pamjet të aksionit ku u arrestua djali i Naser Kelmendit (VIDEO)