Santiana thumbon hapur Bucin e Veronën?

Ish konkurrentja e edicionit të dytë të formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Santiana ka postuar një foto nga një aheng ku mori pjesë së fundmi.

Por më tepër sesa Santiana në versionin ‘bardh e zi’, në sy bie mbishkrimi që ka vënë.

“Kur ata duhet të të bllokojnë (në media sociale), për të funksionuar lidhja e tyre”, ka shkruar Santi.

Mendja na shkoi tek ish banori tjetër i BBVK, Ylli Dervishi, i njohur si Buci dhe e fejuara e tij, Verona.

Kujtojmë se vetëm para pak javësh Santiana u kap nga Prive në Zone Club, atje ku Buci punon prej vitesh.

Madje, dyshja janë parë duke ndejtur në të njëjtën pjesë të klubit.

Pra, si mendoni? A e kanë bërë Buci e Verona ‘block’ Santin?

Lexo edhe:  Hapet “zarfi i zi”, kjo është banorja që lë shtëpinë dy javë para finales