Santiana flet për takimin me Bucin në klub dhe lajmin për shtatzëninë e Veronës

Në ‘Big Brother VIP Kosova’ Santiana dhe Ylli kishin marrëdhënie shumë të ngushta ku u komentuan pafund.

Pas përfundimit të edicionit dyshja shkëputen çdo kontakt të mundshëm.

Ata për herë të parë pas BBVK-së, u takuan në një klub, ku punon Buci.

Lidhur me këtë Santiana, në një intervistë tha se arsyeja që ka shkuar ishin këngëtarët që përformonin në atë klub.

“Aty ishin disa artistë që mu më pëlqejnë, ishte hera parë u takuam me Bucin pas BBVK”, tha Santi në “Prive”.

Ajo u pyet edhe për lajmin se Buci do bëhet baba.

“I uroj shumë suksese, nuk kam inat me Bucin dhe as me Veronën”, u përgjigj shkurt Santiana.

Lexo edhe:  "E shara e preferuar", Dua Lipa e mëson moderatorin si të shajë në shqip