Sami Lushtaku: Me Besmilah e nisëm xhaminë e re në Skënderaj
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka vënë gurëthemelin e xhamisë së re.
Me një pjesëmarrje nga drenicasit por edhe figura publike dhe ato nga Bashkësia Islame u bë vendosja e gurëthemelit të xhamisë, shkruan Jepi zë.
Ky objekt pritet krijojë hapësira të mjaftushme për besimtarët e fesë islame në qytetin e Skenderajt.
Postimi i plotë nga Lushtaku:
Me Besmilah e nisëm xhaminë e re 🕌
Në këtë Muaj të Madhërishëm të Ramazanit, e vëmë gurthemelin e xhamisë së dytë në qytetin e Skenderajt, Shtëpisë së Zotit ku si besimtarë islamë do të kemi më shumë hapësirë për të kryer lutjet tona fetare!
SL