Sami Lushtaku i prerë: PDK nuk guxon në asnjë mënyrë me hy në koalicion me VV-në
Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku në një intervistë për Periskopin, është treguar krejt i prerë, në lidhje me ‘mundësinë’ e një koalicioni ndërmjet VV-së e PDK-së.
Lushtaku ka përsëritur disa herë, se ‘PDK nuk guxon të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje’.
“Unë mendoj se PDK me VV-në në asnjë mënyrë, nuk guxon të jetë bashkë, ato fyrje që ka bërë Albin Kurti dhe Vetëvendosja, na ndan një oqean ndërmjet veti. Unë jam i qartë, PDK nuk guxon me shku me Vetëvendosjen, nuk e lejon elektorati i saj. Unë nuk shoh tjetër rrugëdalje përveç zgjedhjeve të reja.”