Sami Lushtaku bashkë me Nurën darkojnë në shtëpinë e të moshuarëve në natën e Vitit të Ri
Kryetari dhe nënkryetari i Komunës së Skënderajt kanë vendosur që darkën e fundvitit ta kalojnë në një ambinet të ngrohtë.
Lushtaku dhe Nura kanë darkuar në Shtëpinë e të Moshuarëve në qytetin e Skënderajt, shkruan Jepi zë.
Lushtaku përmes një postimi ka shkruar se këtë darkë e kanë kaluar në ambient të ngrohtë e të hareshëm.
Postimi i plotë:
Darkën e fundit për këtë vit e kaluam në Shtëpinë e të Moshuarve në Skenderaj, të rrethuar me anëtarët e kësaj shtëpie që gjithmonë krijojnë një ambient të ngrohtë e të hareshëm.
Ju dëshiruam shëndet e rehati edhe në Vitin e Ri 2023!
SL