Safet Gjici përballet me Alma Kaçin në gjykatë, kjo është fjala e saj

Gjatë ditës së sotme përballë njëri tjetrit janë përballur Alma Kaçi dhe Safet Gjici.

Që të dy i qëndruan kërkesës për gjykim të shkurtuar në seancën paraprake në GJKKO.

Në kërkesën e prokurorisë thuhet se nga hetimet, rezultoi një bisedë e zhvilluar mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit në zyrën e tij, ku Gjici pas favorit seksual, e drejtori Almën te Granit Gjana, për të folur mbi tenderin për strehimin e qenëve endacakë.

Në banesën e Kaçit u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë.

Kaçi kur është marrë në pyetje është shprehur se filmimin e ka bërë në kuadër të një emisioni investigativ, pasi sipas saj ishte gazetare e padeklaruar investigative.

Në telefonin e Kaçit, që u sekuestrua në kuadër te hetimeve, u gjetën biseda mes saj dhe gazetarëve të emisionit investigativ, ku ajo fliste për këtë filmim. Sipas SPAK, filmimi u bë me vullet të plotë nga ana e Kaçit, për ta dokumentuar.

Sipas prokurorisë Alma Kaçi ka pretenduar se, Abedin Oruçi, ish kryetar i qarkut Kukës, i ka marrë USB e filmimit me forcë. Por sipas SPAK kjo nuk është konfirmuar.

Në seancën e radhës, më 11 janar, do të jepen konkluzionet e prokurorisë.

Lexo edhe:  Dënohen me mbi 28 vjet burgim tetë të akuzuar për hedhjen e granatave në dy lokale në Prishtinë