Sabit Geci thotë se Faton Hajrizi i ka kërkuar takim nga arratia: Gabova që e refuzova, do ta bindja të kthehej në burg

Sabit Geci, i cili ka kaluar disa kohë në burg bashkë me Faton Hajrizin, në një intervistë në FRONTAL, ka thënë se gjatë kohës sa ka qenë në arrati Fatoni i ka kërkuar të takohet por thotë se e kishte refuzuar.

Geci për T7 ka thënë se ka gabuar që s’ka pranuar ta takoj meqë thotë se nëse do të ishte takuar, do ta kishte bindur që të kthehet në burg.

Ish-komandanti i UÇK-së, thotë se Fatonin vetëm ke mundur ta bindësh që të kthehet në burg, por ta arrestosh s’ke pas mundësi.

“Pasha besën mu ka dhimtë shumë. Ka kërku Fatoni me u taku me mu, por unë s’kam pranu. Gabimi im ka qenë që s’kam pranu. Gjatë kohës që ka qenë në arrati. Me e pas taku, unë e kisha bind me u kthy në burg. Se fatonin ke mund vetëm me e bind, se me e arrestu s’kanë mujtë. Jam frikësu se mos po tentojnë me e kapë e ai kish kry naj vepër penale”, ka thënë Geci.

Ai tutje ka thënë se nga burgu i Smrekonicës duhet të japin përgjegjësi, meqë Faton Hajrizi sipas tij s’do të kishte ikur kurrë.

“Duhet me dhanë dikush përgjegjësi prej burgut të Smrekonicës. Aty dikush e ka provoku ato. Ai s’ka mujt me e toleru atë provokim. Gabimin më të madh e ka bo që është larguar nga burgu”, ka thënë Geci.

Lexo edhe:  Edon Zhegrova në top dhjetëshen e lojtarëve më të vlerësuar në Evropë